Pamje të reja ku shihen duke kaluar aeroplanët ushtarak të Serbisë në Luginën e Preshevës (Video)

Shteti i Serbisë po vazhdon me provokimet e tij ndaj Kosovës.

Disa lexues kanë dërguar një video ku shihen disa aeroplanë ushtarak të Serbisë duke kaluar mbi Preshevë.

Banorët e Luginës së Preshevës e kanë quajtur këtë veprim si provokim nga autoritetet serbe.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndryshe gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar sot në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Të mbledhur në sallën e njëjtë ku para pak ditësh ndërhyri policia speciale e Kosovës për të arrestuar të ashtuquajturin shef të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ishin përfaqësues të serbëve të Kosovës.

SHPËRNDAJE