Pamje të reja të futjes së Xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës (VIDEO)

Javën që lam pas, në Karaçevë të Kamenicës, u panë pjestarë të xhandarmërisë serbe, e për këtë ka pasur reagime të shumta.

Tani kanë dalë edhe pamje të reja ku shihen pjestarë të tyre duke patrulluar në territorin e Kosovës.

Ka qenë vetë kryetari i kësaj komune, Shaip Surdulli i cili sonte ka publikuar pamje të reja të futjes së Xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

I pari i kësaj komune në postimin e tij, ka thënë se përmes kësaj video, shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë, nëpër rrugët e një lagjeje, në Karaçevë të Poshtëme të komunës së Kamenicës

Postimi i plotë:

Ja edhe vedeo nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjës sonë në Karaçevë të Poshtëme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18,05.

SHPËRNDAJE