Pamje të rralla: Besniku, 18 vjeçari në UÇK që shkatërroi tanket serbe gjatë luftës në Kosovë (Video)

Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e lavdishme për liri në radhët e saj kishte edhe shumë të rinj e të reja të etur për të luftuar me armikun deri në fund në mënyrë që populli i Kosovës ta shijojë lirinë.

Një ndër ta ishte edhe Besniku i cili vinte nga fshati Jasiq i Rrafshit të Dukagjinit. Ai mori mori pjesë në betejën e Koshares kur ishte vetëm 18 vjeç, por luftonte i patrembur përkrah trimave tjerë të UÇK-së.

Bashkëluftëtarët e tij rrëfejnë se ai ishte ndër të parët që sulmoi caqet kyçe serbe në atë betejë, ndërkohë që Besniku shprehet i vendosur ta çojë luftën deri në fund, transmeton InfoPress.

“Unë jam 18 vjeçar. Kam një vit e më shumë që luftoj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kam dëshirë që kurrë mos t’i ndahem kësaj ushtrie”, shprehet ndër të tjera ai.

Ndërkohë që kur pyetet nga gazetari se a e përballon dot luftën në këtë moshë kaq të re, ai përgjigjet: “Do ta përballojmë deri në fund”.

Besniku në fund jep edhe një mesazh për gjithë rininë shqiptare ku thotë se duhet t’i ofrohet përkrahje UÇK-së deri në fund. /InfoPress



SHPËRNDAJE