Pamje të rralla të policit të vrarë Artan …, njeriu i surprizave!

Orët e vona të 8 prillit 2017, Artan Cuku ish-drejtues i lartë policie u vra në një atentat pranë pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve”, pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Një vit pas asaj ngjarje të rëndë Bashkia Dibër ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi i Dibrës”.

Familjes së ish-kryepolicit titulli iu dorëzua në aktivitetin në përkujtim të 1 vjetorit të vrasjes, ku veç të tjerash u prezantua edhe një dokumentar, që në fokus kishte karrieren dhe familjen e Cukut si dhe një libër.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Në dokumentar për Artan Cukun folën familjarë të tij dhe ish-drejtues policisë të cilët vlerësuan lart kontributin e Artan Cukut në Policinë e Shtetit.

Gruaja e tij, Marjola, e cila tashmë kujdeset për dy femijët jetimë rrefeu se cili ishte Artan Cuku në raportet e tij familjare.

Ajo e pershkruan Artanin si një njeri plot surpriza dhe që familjen e vendoste mbi gjithçka, teksa evidenton se ai ishte njeri gazmor.

“Tani ishte njeri me surpriza, një njeri gazmor, ishte një baba që kur dilte në darkë më familjen, nëse kishte muzikë në sfond ai ngrihej të kërcente me vajzën, këndonim të kater.

Për 6- vjetorin e martesës kishte bërë një pakt me prindërit e mi që të kujdeseshin dy ditë për vajzat.

Kishte përgatitur një udhëtim në Venecia, dhe avioni nisej në 3 të mëngjesit,e pashë që nxori valixhen, e pyeta ku do shkosh ti sepse e dija që nuk kishte më udhëtime pune, e me thotë: kemi vetëm 30 minuta kohë, se ne do ikim diku për 6-vjetorin e martesës”, thotë bashkëshortja Marjola

Për vrasjen e Artan Cukut në 8 prill 2017 pranë banesës së tij, policia e shtetit arrestoi Mikel Shallarin. I riu nga Kuçova ende nuk ka treguar se kush janë porositësit e këtij krimi, teksa hetimet për zbardhjen e këtij krimi që tronditi opinion publik vijojnë ende

Ne video shfaqen edhe fotot te vecanta te Artan Cukut ne momente gezimi familjar

SHPËRNDAJE