PAMJET ku serbët rrahen nga shqiptarët që po festonin, e më pas edhe arrestohen nga policia |VIDEO

Kthimi i rezultatit nga 1:0 në 1:2 përmes dy bombave të hedhura nga Xhaka e Shaqiri, në portën e Serbisë, ka nxjerr në festë shqiptarë e zviceranë në të gjitha qendrat nëpër Europë.

Por e kundërta ka ndodhur me tifozët serbë, të cilëve kjo humbje iu është kthyer në dhimbje të dyfishtë, shkruan gazetametro.net.

E para është humbja që praktikisht i eliminon nga botërori pasi ndeshjen e fundit e kanë me Brazilin e super-talentëve. Një video që një qytetar i ka dërguar Metros nga Grazi i Austrisë, shihet se si serbët tentojnë të pengojnë festën e shqiptarëve.

Por edhe këtu si në fushë marrin përgjigje të hidhur. Fillimisht rrahen nga shqiptarët që po festonin, e më pas edhe arrestohen nga policia. /gazetametro

SHPËRNDAJE