Pandemia nuk i ndal kosovarët të shkojnë në Shqipëri, këto janë statistikat enorme për 11 ditë

Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info në pike kalimet kufitare me Shqipërinë në njëmbëdhjetë ditët e fundit ose më saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë 76.974 qytetarë.

Ndërsa sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është 74.308 qytetarë pra del të jetë më e ulët me 2.666 qytetarë më pak se këtë vit.

Ndryshe javën e kaluar me 1 korrik ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin.

SHPËRNDAJE