Panik në Turqi, dy tërmete të forta nxjerrin njerëzit në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti krijuan panik mbrëmjen e kësaj të mërkure në perëndim të Turqisë.

Një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter u shënua në orën 22:22, me orën lokale dhe u pasua nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, vetëm 3 minuta më pas.

Epiqendra e tërmeteve ishte në Manisa, por ato u ndjenë edhe në qytete si Izmir, Stamboll dhe Bursa.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo për dëme materiale. Megjithatë lëkundjet e forta bënë që qytetarët të dilnin të frikësuar nëpër rrugët e qytetit.

Në këtë zonë janë shënuar 21 lëkundje që prej orës 16:25, me orën lokale. Ato kanë qenë me magnitudë nga 1.2 më e vogla, deri në atë prej 5.4 të orës 22:22.

SHPËRNDAJE