Panucci nis punën, ja me kë është takuar trajneri i ri i Shqipërisë (Foto)

Christian Panucci, selektori i ri i Shqipërisë, ka mbajtur një takim me të gjithë trajnerët e grup moshave të Kombëtares shqiptare

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, Armand Duka mblodhi në një takim të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare, për të vijuar projektin e bashkërendimit të punës në të gjitha nivelet me përfaqësueset, në funksion të Kombëtares A.

I pranishëm ishte dhe trajneri i ri i kuqezinjve, Christian Panucci, që shpreson se do të ketë një furnizim të mirë me talente.

“Ata janë një skuadër që kanë një qëllim të vetëm, për të përgatitur sa më mirë lojtarët për ekipin e parë. Ky ishte edhe një vazhdim i projektit të nisur më parë edhe më trajnerin e kaluar dhe tashmë me prezantimin e trajnerit të ri me atë aktualë, që të vazhdohet ky lloj bashkëpunimi”, u shpreh Duka.

Pas caktimit të trajnerit të ri, tani përpara FSHF-së është detyra për Drejtorin  Teknik të Ekipeve Kombëtare, pozicion që mbetet ende vakant.

“Kemi pasur disa të intervistuar, por ende nuk kemi përcaktuar një emër. Kështu që do të vazhdojmë të kërkojmë një emër të ri”, u shpreh kreu i FSHF-së. /TCH/

Image
SHPËRNDAJE