Para disa dite tentoi ta mashtronte doganën e tash ia kushton një postim Allahut

Ajo është e njohur për veturat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta që i ka në dispozicion.

Por, Morena Taraku ditë më parë ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver.

Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e shoëbizt shqiptar, i ka rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.

Vetëm pak ditë pasi tentoi ta mashtronte Doganën e Kosovës tani Morena ka bërë një instastory ku flet për Allahun.

Fotografia e Arbër Rama“O Allahu im ti e vendos çdo gjë për mua dhe në asnjë mënyrë s’do të them pse… Në ty besoj dhe e di që ti bën më të mirën për mua…MT,” thuhet në Instasoryn e Morena Tarakut.

SHPËRNDAJE