Paralajmërimi i Gjermanisë: Ndarja e Kosovës do të thotë, luftë!

German Chancellor Angela Merkel points during an electoral meeting of the Christian Democtaric Union (CDU) party ahead of the weekend's state elections in Berlin of September 14, 2016. / AFP / TOBIAS SCHWARZ (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)

Nëse ka një ndarje të Kosovës, do të ketë luftë! Me pak fjalë, ky është një paralajmërim i Gjermanisë dhe Angela Merkelit e thënë nga goja e njeriut që konsiderohet dora e djathtë e kancelares, Norbert Roetgen, raporton portali serb “Srbija danas”.

Mesazh i qartë i është dërguar Beogradit dhe Prishtinës, por sigurisht dhe Donald Trumpit dhe administratës së tij në Uashington, ku fjalë për fjalë është shkruar në një raport konfidencial që në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë e ka prezantuar Roetgen, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Merkelit dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman.

Dokumentin, përmbajtja e të cilit është bërë publike, ai e ka përpiluar së bashku me Robert Cooper, një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës.

Raporti thuhet se ka tre faqe, ku përmendet drejtpërdrejt një konflikt i mundshëm i armatosur.

“Ndryshimi i kufijve në Kosovë me siguri nuk do të kalojë pa dhunë, ajo nuk mund të kryhet në mënyrë të qetë, dhe do të çojë në emigrimin e serbëve – ky është vetëm një nga citatet e raportit të përpiluar nga Roetgen dhe Cooper./Zëri.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE