Paralajmërimi i Haradinajt për çmimet e naftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve, ku ka shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve në tregun e Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor.

“Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

SHPËRNDAJE