Paralajmërimi i Zekës: Qeveria të premten do ta shkarkojë menaxhmentin e kësaj kompanije

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, në një intervistë në televizionin publik, ka thënë se të premten do të shkarkohet menaxhmenti i kompanisë “Vala”.

Zeka tha se sipas burimeve të tij, në një konferencë për media, këtë të premte qeveria në detyrë do ta bëjë publike shkarkimin e menaxhmentit të Telekomit.

“Sipas informatave të mija, të premten përmes një konference për media do të shkarkohet menaxhmenti i Valës”, ka thënë ndër të tjera Zeka.

SHPËRNDAJE