Paralajmërojnë meterologët: Kështu do të jetë moti në Kosovë, në ditët e para të vitit 2020

Në javën e ndërrimit të motmoteve në vendin tonë pritet mot i ftohtë, mëngjeset me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell.


Temperaturat e ajrit do luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -8C deri në -4C, e maksimalet nga -1C deri në +4C.

31.12.2019 – Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

1.01.2020-2.01.2020 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

3.01.2020 – Pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 1-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.

SHPËRNDAJE