Paralajmëron OBSH, duhanpirësit janë në rrezik, prodhuesit e duhanit po tentojnë të manipulojnë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar që duhanpirësit janë më në rrezik nga koronavirusi.

Kjo pasi sipas tyre, ata që pijnë duhan, kanë shfaqur simptoma më të rënda të COVID-19.

“Duhanpirësit shfaqin simptoma më të rënda nëse infektohen, duke u bërë për t’u shtruar në spital dhe duke sjellë vdekje të parakohshme”, thuhet në një njoftim të OBSH-së.

Ndërsa, thonë që prodhuesit e lobuesit e duhanit po tentojnë të manipulojnë me këtë gjë, shkruan gazeta inFokus.

“Lobistët e duhanit kanë tentuar të manipulojnë politikat për COVID-19, duke u munduar që të bëjnë shitoret e duhanit si “bazike” dhe duke ofruar transport falas për duhanin tek njerëzit në karantinë”.