Paraqitjet fantastike me Kosovën, Hadergjonaj po transferohet atje ku nuk e ka pritur askush!

Florent Hadergjonaj po shkëlqen me paraqitjet e tij të Kosova.

Ekipi teknik i Fenerbahces ka shikuar ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi dhe kanë mbetur të impresionuar me 25-vjecarin, Florent Hadergjonaj, i cili luan te Huddersfield në Championship.

Florent Hadërgjonaj është duke u monitoruar nga disa skuadra.

E fundit duket të jetë Fenerbahce, e cila e dëshiron ta bashkojë mbrojtësin e djathtë me Vedat Muriqin në Turqi.

Sipas asaj që raporton “Hurriyet. com. tr”, ekipi teknik i Fenerbahces e ka shikuar ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi ku Hadërgjonaj luajti në sulm në krahun e djathtë, për ë bërë paraqitje mbresëlënëse.

Hadergjonaj, i cili startoi në tetë ndeshjet e para me Huddersfield dhe luajti për 90 minuta në të gjitha, është ulur në stol në tri takimet e fundit.

Pas rënies në Championship të Huddersfield, 25-vjeçari kishte thënë se do të dëshironte të largohet për një aventurë të re dhe tashmë Fenerbahce ka nisur punën që në verë të vitit 2020 ta rrëmbejnë futbollistin e Kombëtares së Kosovës.

SHPËRNDAJE