Parashutisti nga AAK në PDK, përfundon në UMIB

Shpallja e konkurseve në insistucionet publike të Kosovës në kohë të zgjedhjeve ka qenë dukuri e shpeshtë, dhe e tillë ishte edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Shfrytëzimi i pushtetit nga partitë e qeverisë së kaluar, konkretisht partive të PAN-it, ka rezultuar me hapje të konkurseve të shumta në shumicën e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve arsimore universitare, për të rehatuar militantë partiakë e familjarë, fillimisht për të siguruar përkrahje elektorale në zgjedhje, e më pastaj pas humbjes së zgjedhjeve nga këto parti kjo është parë si mundësi për rehatim të njerëzve të tyre në këto vende pune.

Universiteti i Mitrovicës kishte shpallur një konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj në kohë fushate e që pastaj u pezullua pas përfundimit të zgjedhjeve, doli që ishte riaktivizuar heshtur për të pranuar militantë partiakë dhe familjarë të njerëzve të fuqishëm të PDK-së.

Duke shfrytëzuar mungesën e Qeverisë dhe menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti, kishin dalur emrat të pranuarve, që dolën të jenê anëtarë dhe të afërm më njerëz të PDK-së.

Një pozitë në Universitetin e Mitrovicës e ka siguruar edhe ish anëtari i AAK-së pastaj kishte kaluar në PDK ku mbante edhe pozitën e asambleistit, Alban Fazliu, i cili nga rezultatet e publikuara shihet se ka siguruar pozitën e Zyrtarit të Lartë për Zhvillim të Karrierës.

Alban Fazliu në foto me rektorin e UMIB Alush Musaj

Alban Fazliu para shumë vitesh ishte pjesë e AAK-së, por pastaj kishte kaluar në PDK ku për një mandat mbante edhe pozitën e asambleistit.

Kur përfundoi me detyrën e tij në Asamble, Fazliu kishte mbetur pa punë, por vetëm për një kohë të shkurt, pasi që rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj, ishte kujdesur që t’i sigurojë punë duke e anagzhuar si këshilltar të tij, anipse Fazliu nuk kishte përfunduar ende studimet bachelor dhe nuk kishte përvojë punë të asnjë lëmie.

Pozita e këshilltarit të rekotorit duket diçka absurde pasi që një të tillë nuk njihet ta ketë pasur ndonjë rektor i ndonjë universiteti në Kosovë.

Por pasi që pozita e punës si këshilltar nuk mund të ishte afatgjate, atëherë rektori bashkë më shumë bashkëpunëtorë tjerë brenda UMIB ishte kujdesur që Alban Fazliut t’ja sigurojë një pozitë shumë të rëndësishme.

Në konkursin e shpallur nga UMIB si kritere për këtë pozitë ishte përcaktuar përvoja e punës 3 vjeçare dhe njohja e gjuhës angleze, kritere të cilat siç mëson Veriu.info Fazliu nuk i ka plotësuar.

Anëtari i PDK-së, Fazliu ka pasur edhe një përparësi në raport me kandidatët tjerë pasi që në komision vlerësues e ka pasur shokun e tij të ngushtë Avdyl Beqirin me të cilin shihen bashkë në ndeja e shëtitje të shumta.

Alban Fazliu bashkë me shokun e tij të ngushtë Avdyl Beqiri i cili ishte pjesë e komisionit për vlerësimin e kandidatëve

Përveç Fazliut, Veriu.info mëson së PDK ka rehatuar edhe shumë anëtarë tjerë të partisë dhe familjarë të tyre në Universitetin e Mitrovicës.

Kjo nuk është dukuri e re, pasi që veriu.info në vazhdimësi ka raportuar për kapjen e këtij universiteti nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes rektorit Alush Musaj, i cili është cilësuar si një shkatërrues i këtij insitutcioni arsimor.

Musaj ishte kujdesur edhe në të kaluarën që të sigurojë pozitë administrative e të stafit arsimor për njerëz të PDK-së, familjarë të tyre e njerëz të afërm më të.

Madje një pozitë të tillë Musaj kishte lënë edhe për gruan e presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE