Policia: I dyshuari që kërcënoi Buzhalën është arrestuar

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është arrestuar i dyshuari për kërcënimin me jetë të Drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.

Policia, nëpërmjet një njoftimi, ka treguar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur sot.

“Lidhur me rastin pas hetimeve policore me 23.04.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti me datën e cekur, përmes rrjetit social Facebook kishte kërcënuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Buzhala në një postim në FB ka treguar se është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari tashmë është në duart e organeve të drejtësisë.

“ Sapo me informuan policia qe eshte arrestuar nje person i dyshimte per kercnimin ndaj meje. Nuk ka informata te metutjeshme. Ai po mbahet ne paraburgim. Nuk me mbetet tjeter pervec falenderimit per kete reagim te shpejte te policise. Une nuk kam trupa paramilitare me veti, po e kam policine”, ka njoftuar Buzhala në Fb.

Buzhala ishte kërcënuar me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku.

SHPËRNDAJE