Partia e Mimozës dhe Ilirit përforcohet me një figurë të njohur publike (Foto)

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni i është bashkuar subjektit më të ri politik “Alternativa”.

Është themeluesja e kësaj partie, Mimoza Kusari- Lila ajo e cila ka konfirmuar për Indeksonline se Preteni veçse është duke punuar për këtë subjekt.

“Po z. Hasan Preteni i është bashkuar “Alternativës”, ai tashmë veçse është duke punuar me ne”, ka thënë Kusari- Lila për Indeksonline.

Kusari- Lila ka thënë se gradualisht do të zbulohen edhe emra të tjerë të cilët veçse janë të njohur për publikun.

SHPËRNDAJE