Partia e Ramush Haradinajt në panik, reagon ashpër pas sondazhit të VV-së

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) publikimi i të ashtuquajturit “sondazh” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti.

Është shumë e qartë se Kryeministri Ramush Haradinaj me vendimet e guximshme dhe të drejta qe ka marr gjatë këtij mandati, jo vetëm që e ka rritur besimin ndaj tij si Lider por e ka perkrahjen me të madhe nga qytetarët, dhe atë më shumë se sa secili Kryeministër i kaluar, nënvizon komunikata e AAK’së.

Sipas kësaj partie, përderisa të tjerët po merrën me sondazhe të porositura, kryeministri dhe kryetari i ynë i’a ktheu dinjitetin vendit duke e bërë Kosovën me Ushtri, duke aplikuar taksën ndaj Serbisë dhe tani deri sa të tjerët vazhdojnë të merrem me garën për pushtet e flasim për zgjedhje ne po vazhdojmë suksesshëm rrugën tonë drejt zhvillimit të vendit.

“AAK duke udhëhequr me shtatë komuna asnjëherë nuk ka qenë më e fortë politikisht dhe pa asnjë dyshim është partia politike kryesore në vend ndërsa kryetari ynë është Lideri numër një”, ka nënvizon komunikata e kësaj partie.

Manipulimi sikur AAK ka shënuar rritje në 12.6 përqind është përpjekje për ta eklipsuar rritjen e vazhdueshme të AAK’së e që është shumë më shumë se sa është raportuar. /Periskopi

SHPËRNDAJE