“Partia që e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit”

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP Agron Demi ka reaguar pas lajmit se AAK-ja do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit.

“Partia që e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit” shkruan Demi.

Postimi i plotë;

Partia që e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit. Edhe atë do ta udhëheq një ministër i cili sipas ORCA-s është avancu me plegjiaturë.

E dënuara me tetë muaj burg me kusht për deklarim të rremë të pasurisë paska me udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Edhe ky është veç fillimi ngase ende nuk janë ba publike marrëveshjet me partitë tjera.

Kadal kadal po i kthehemi normalitetit 20 vjeçarë.

Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është me rrëzu pushtetin përmes zgjedhjeve, e krejt tjetër është me ndërru sistemin. E sistemi nuk është vetëm partia, por janë edhe institucionet e kapura, gjykatat, mediumi publik e portalet fantome që marrin qindra mijëra euro financim nga paraja publike.

SHPËRNDAJE