Pas 9 plumbave që i mori të martën nga Sekiraqa, kjo është gjendja e Zenel Jasharit

Vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj si të dyshuar për rastin e plagosjes të martën.

Ashtu siç mëson “Gazeta Blic”, i plagosuri është Zenel Jashari, i cili ka marrë nëntë plumba nga dy të dyshuarit Enver Sekiraqa dhe Fatlum Abazi,

I plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të pandehurve Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin vec e vec duke filluar prej datës 12 qershor e deri me 12 korrik 2018./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE