Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt: Nisma del me këtë qëndrim!

Nisma Socialdemokrate para pak çastesh ka përfunduar mbledhjen me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ku u diskutua për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, Nisma ka vlerësuar se pas situatës së krijuar vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

“Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të Nismës Socialdemokrate. Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Nisma Socialdemokrate vlerëson se pas situatës së krijuar vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, prandaj Nisma është e gatshme të hyjë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftim publik.

Ndërkaq për ftesën e Gjykatës Speciale për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj ka thënë se ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Kryetari Limaj ka shprehur bindjen e plotë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE