Pas incidentit, bashkëshortja e Milaim Zekës humb fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë

Pasi përfundoi intervistën “Te Fidani”, Milaim Zeka u nis në banesën e tij në rrugën B në Prishtinë. Por gjatë rrugës deri atje, deputeti i Nismës të martën, kishte vërejtur që po përcillej nga dy persona, andaj edhe e devijoi rrugën.

Në një bisedë për FRONTAL, Zeka tregon skenarin e natës kur dy vetë me makinë i kishin shkuar nga pas.

Pas kësaj ngjarje që Zeka nuk e quan tentim-kidnapimi ai kishte raportuar në polici.

Zeka nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me rastin duke ia lanë në dorë policisë zbardhen e tij.

Policia nuk e sheh rastin si kidnapim. Sipas vlerësimit të saj, deputeti Zeka vetëm është ngacmuar.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci thotë se vetura e cila e ka ndjekur Zekën ka qenë duke e drejtuar nga një i mitur.

Më tej policia ka sqaruar se këtu bëhet fjalë për një të mitur i cili vozite një veturë dhe nuk kishte patentshofer.

Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti. Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje.

Pavarësisht cili ka qenë qëllimi rasti ka shqetësuar familjen Zeka. Frontal merr vesh se pas kësaj ngjarje, bashkëshortja e deputetit të Nismës Socialdemokrate, ka pësuar abort në muajin e tretë të shtatzënisë.

SHPËRNDAJE