Pas kërcënimit që Erdogan i bëri Ramush Haradinajt, vjen edhe reagimi i parë

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka reaguar pas deklaratave të sotme të presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, i cili ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Tahiri ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, se kryeministri Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet nga askush.Sipas Tahirit, ky pozicion i Erdoganit tregon edhe një herë se Ramush Haradinaj nuk ka pasur dijeni për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Për më shumë, shkrimi i plotë i tij: Dy çështje dua ti them:(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

1. Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcnohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.

2. Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’.

SHPËRNDAJE