Pas kualifikimit, Kosova U17 ka një dedikim special për legjendën Fadil Vokrri

Kosova U17 ka arritur të kualifikohet për në raundin elitar në kualifikueset e Kampionatit Europian.

Djelmoshat e arritën këtë kualifikim historik, pasi mposhtën me rezultat minimal Qipron, me golin e Florent Avdylit.

Dhe pas përfundimit të ndeshjes ata kishin një dedikim për këtë arritje historike.

Djemtë e Besnik Kollarit ia dedikuan këtë kualifikim legjendës Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë muaj më parë.

SHPËRNDAJE