Pas ndarjes, edhe Mimoza Shkodra ”e zëvendëson” Seldin me këtë këngëtar të njohur!

Mimoza Shkodra dhe Seldi ishin një nga çiftet me të komentuara në shoubizzin shqiptar. Pas fejesës , lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë.

Ishte Seldi, ai i cili tregoi për ndarjen e tyre duke thënë ‘Unë nuk kam thyer ndonjëherë zemra femrës. Se di pse kur një çift ndahet është gjithmonë mendimi është se mashkulli është fajtori. Nuk ishte ndarje e lënë, në kuptimin që ajo më la mua apo unë e lashë atë. Ne jemi ndarë si dy njerëz si dy njerëz të civilizuar me këmbë në tokë. Gjerat nuk ecën ashtu siç ne i kishim menduar dhe kjo ishte zgjidhja më e mirë.

Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njeri tjetrin nuk jemi as miq as armiq”. Pasi qëndruan disa javë miq, Mimoza dhe Seldi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe më pas u tha që këngët e tyre të reja “Mu ma le fajin” dhe “Ska dashni” ishin dedikim për njëri-tjetrin.

Por Seldi nuk e solli vetëm këngën “S’ka dashni” pasi ai bashkëpunoi me bukuroshen e OTR-së, Keisi Meidini. Mirëpo edhe Mimoza nuk ka qëndruar duarkryq pasi po vjen me projektin e ri muzikor i cili do të jetë një bashkëpunim me Irkenc Hykën.

Ky projekt do të vijë i realizuar edhe me videoklip dhe disa sekuenca këngëtarja seksi i ka ndarë me ndjekësit në Instagram, imazhe në të cilat duket tejet tërheqëse.

Duhet kujtuar se Mimoza dhe Irkenci kanë punuar bashkë edhe për projekte të tjera të saj. Ja pra që Seldi dhe Mimoza Shkodra i kanë ndarë punët edhe në anën profesionale.

SHPËRNDAJE