Pas ndarjes së Roberit me Norën, vjen reagimi i Valdrin Sahitit

Pasi dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, dy yjet e estradës shqiptare, Rebert Berisha dhe Nora Istrefi ka ardhur edhe reagimi i stilistit, Valdrin Sahiti.

Sahiti, me të parë lajmin e ndarjes së qiftit, ka komentuar në profilin zyrtar të Berishës, duke e cilësuar këtë si shembull për çdo qift të cilët kanë fëmijë.

Ai ka thënë se vajza e tyre duhet të ndihet krenare me prindërit e saj, Robertin e Norën.

Ndryshe, para pak minutash, Robert Berisha përmes një shkrimi në rrjetin social instagram ka bërë të ditur se më nuk është bashkë me Nora Istrefin.

Ka shkruar se do vazhdojnë të jenë gjithmonë babi dhe mami i Renesë.

SHPËRNDAJE