Pas ndeshjes, Berisha kritikon Zhegrovën

Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova që të dy luajtën pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit që “Dardanët” e fituan me rezultat 1:0.

Pas ndeshjes, Bernard Berisha u deklarua duke shprehur kënaqësinë që luajti për Kosovën pas një kohe të gjatë.

“Kur e marr ftesën gëzohem, pavarësisht nëse do të futem në lojë apo jo, ajo i takon trajnerit. Kam dëshirë të i ndihmoj ekipit” – u shpreh Berisha.

Ndërsa ai foli edhe për bashkëlojtarin e tij në sulm në krahun e djathtë, Edon Zhegrovën.

“Sa i përket Edonit, mendoj që Edoni ka talent, por që duhet të i ndihmoj ekipit në momentin kur gjindet në fushë” – tha sulmuesi i Akhmat Groznyt.

SHPËRNDAJE