Pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacion, liderët politik ja mësyjnë tek kjo zyrtare e lartë ndërkombëtare

Liderët e partive politike do të takohën me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Bashkë me ta merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi.

Takimi i liderëve me Apostolovën do të zhvillohet te Zyra e BE-së. Në këtë takim kanë shkuar së bashku Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, ndërsa i pranishëm është edhe Kadri Veseli Deri tash në këtë takim kanë ardhur Albin Kurti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari-Lila dhe Danush Ademi.

Në takim ka ardhur edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell.

Sot Presidenti Hashim Thaçi prezantoi një deklaratë të përbashkët me homologun e tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq në lidhje me demarkacionin. Në deklaratë thuhet se një grup punues i përbashkët mund ta korrigjojë kufirin në sektorët e Çakorrit dhe Zhlepit

SHPËRNDAJE