Pas një pauze, Mustafa bën hapin e parë për koalicionin me Kurtin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pak minuta që ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Mustafa pritet që të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Dyshja do të takohen sot pas disa ditë pauze nga takimet e njëpasnjëshme që patën lidhur me arritjen e koalicionit VV-LDK.

Pas dakordimeve të shumta që patën, LDK-VV ngecën pikërisht në ndarjen e pushteteve.

Posti i Presidentit 2021 si dhe udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dolën të jenë dy problemet kyçe që ende nuk u arrit koalicioni qeverisës.