Pas shpalljes zyrtare të kandidaturës për kryetar nga Kurti, reagim i pabesueshëm nga deputeti i parë

Pas shpalljes së kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes, ka ardhur edhe reagimi i parë nga një deputet i këtij subjekti politik.

Deputeto Arbër Rexhaj i ka dalë në përkrahje Albin Kurtit, duke thënë se për momentin VV po kalon nëpër fazën e maturisë dhe kështu ka nevojë për ish liderin e saj, shkruan Veriu.info.

Shënimi i plotë në Facebook:

Rreth kandidaturës së Albinit,

Në kryqëzimin e rrezikshëm në të cilën gjendet Republika Jonë, sot më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ka nevojë për organizimin tonë në mbrojtje të shtetit, duke e mbrojtur atë edhe nga pushteti dhe lojërat e pista që bëhen për të shpëtuar veten dhe pashallëqet personale. Por po aq sa Kosova ka nevojë për VETË VENDOSJE!n, sot VETË VENDOSJE! ka nevojë për Albinin.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Jo për Albinin lider të padiskutueshëm (si lëvizje ne jemi rebeluar kundër krejt atyre që mendonin se janë të padiskutueshëm), jo për Albinin si mit (si lëvizje ne jemi rebeluar kundër të gjithë atyre që mitizuan veten deri në hyjni), por për Albinin që na motivon, na frymëzon, na bashkon, që na udhëheq me shembullin e vet, që është me ne edhe atëherë kur nuk pajtohemi me të!

Lëvizja VETË VENDOSJE! është ngritur mbi vizionin e Albinit në të cilin kemi besuar edhe atëherë kur ishim veç një grusht djemsh dhe vajzash të reja dhe shpërfilleshim nga të gjithë.
Atëherë lëvizja jonë kishte nevojë për Albinin që të na motivonte, edhe pse ishim pak ishim më të fuqishëm se ata që ishin shumë.

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! është rritur, është bërë e madhe dhe po kalon nëpër sfidën më serioze të maturisë së vet politike dhe organizative. Në këtë udhëkryq të rritjes sonë, lëvizja përsëri ka nevojë për Albinin,për ta në udhëhequr që ta përballojmë këtë sfidë të pjekurisë sonë, të na bashkojë përsëri, në mënyrë që të mos biem në grackat në të cilat kanë rënë dhe kanë dështuar të gjitha partitë tjera.

Lëvizja jonë i ka borxh Albinit besimin që ai të na udhëheq në përballjen tonë me këtë sfidë të rritjes dhe ta dëshmojmë, me vepër dhe me shembull, se VETË VENDOSJE! vërtet është ndryshe dhe se VETË VENDOSJE! vërtet është lëvizje e popullit.
Për Albinin Kryetar,
për një VETË VENDOSJE! të bashkuar,

i juaji,
Arbëri

SHPËRNDAJE