Pas Shpendit edhe Molliqaj fajëson AAK-në pse dështuan: E dija që votuesi jonë nuk bashkohet

Pas Shpend Ahmetit që fajësoi AAK’në që qytatarët nuk i dhanë votën PDS’së, tani edhe Molliqaj thotë njësoj, duke theksuar se që nga fillimi kishte qenë kundër koalicionit me AAK’në.

Molliqaj sonte në Debat Plus ka thënë se ishte skeptik që që do të dilnin mirë si koalicion.

‘’Unë kam qenë kundë koalicionit. Nuk kam mëndu që marrim kaq pak rezultar por jo edhe aq shumë. Si PSD kam prit më shumë. E kam ditë para se me ndodh. Pastaj e kam mbrojt më së shumti koalicionin. AAK nuk ka i ka bërë dëm PSD’së, dhe as anasjelltas. Të dyja palët i kanë gabimet e veta. Deputetët e AAK’së kanë fituar nëpër komuna ku marrin mjëra vota dhe me atë e bëjnë dallimin. Jo pse AAK ka strkturu votë për vete, kundër nesh. Për arye politk,e ideologjike dhe strategjike. Kam qenë skeptik, nuk kam besu që votuesi jonë bashkohet”, ka thënë ai.

Ndërsa, kreu i Partisë Social Demokrate, njëherë edhe kandidati për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD, Shpend Ahmeti, ka thënë se partia e tij nuk e mori rezultatin e dëshiruar në zgjedhje për shkak të PAN’it.

Ahmeti ka thënë se prej momentit që ka nënshkruar koalicion me partinë e Haradinajt, PSD’ja ka humbur 5 për qind të votave.

“E kemi paguar faturën e PAN’it”, është shprehur ai, duke iu referuar ish-koalicionit që qeverisi vendin, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK’së dhe Nismës Socialdemokrate. PAN’i është ndëshkuar. Ka qenë votë për ndryshimin”, ka thënë Ahmeti.

SHPËRNDAJE