Pas shumës së dhënë, Morena tash ofron ndihmë për të sëmurit kronik

Morena Taraku u ka ofruar ndihmë atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Morena Taraku i është shtuar listës së gjatë të artistëve të cilët po ndajnë ndihma për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Këngëtarja përveç një shumë të hollave që ka dhuruar për të viktimat tani ka njoftuar se është e gatshme të kontribuoj edhe më ilaçe për të personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Ajo me anë të një postimi të bërë në Insastory ka thënë se personat që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë dhe vuajnë nga sëmundjet kronike të kërkojnë ndihmë nga këngëtarja përmes Instagramit.

SHPËRNDAJE