Pas takimit të djeshëm me Kurtin e Mustafën, vjen mesazhi i prerë i Apostolovës për ta

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka folur për takimin e mbrëmshëm me kryetarin e LV-së, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Apostolova ka theksuar se nuk u takon atyre që të ndërhyjnë në procesin e formimit të qeverisë në vend.

“Kemi dëgjuar palët nuk kemi advokuar për një zgjidhje të veçantë në takimin e mbrëmshëm me partitë që po negociojnë arritjen e koalicionit. Nuk na takon neve të ndërhyjmë”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se është e rëndëishme që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.

Këto komente Apostolova i bëri në takimin me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, ku paraqitën sot prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Dje ndërkaq me ftesë të LV-së janë ftuar në takimin Kurti – Mustafa edhe ambsadorët e QUINT’it.

Aty është paraqitur ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, ai gjerman Christian Heldt, si dhe ambasadori italian, Nicola Orlando. Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, nuk ka marrë pjesë, por e ka dërguar Jessica Long, e cila është këshilltare ekonomike dhe politike në Ambasadë. Edhe Franca është përfaqësuar me zëvendësambasadorin.

SHPËRNDAJE