Pas taksës 100 për qind, Qeveria jep lajmin fatal për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatitë edhe tri masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.

Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.

“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë më tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.

SHPËRNDAJE