Pas tërmetit në Shqipëri, Skenderaj anulon hapjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se pas tërmetit të sotëm në Shqipëri,ku mbetën disa persona pa shenja jetë, të anulojë hapjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”.

Njoftim

Me rastin e tërmetit të madh që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri, anulohet hapja e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”.

Për datat e mbajtjes së festivalit ju njoftojmë në ndërkohë.

Shprehim solidaritet të plotë me viktimat e tërmetit dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Këshilli organizativ i Festivalit

SHPËRNDAJE