Pas vdekjes së veteranit, Ministria e Shëndetësisë merr veprimin e parë konkret, ja çfarë bëri

E dërguan në spital që të shërohet, por të njëjtin e morën ne kufomë, pasi që ai nuk arriti ti mbijetojë sëmundjes së “Fruthit”.Fjala është për 37 vjeçarin F:B (emër i njohur për redaksinë) nga komuna e Lipjanit, i cili vdiq si pasojë e epidemisë së fruthit.Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, të hënën e kishte konfirmuar rastin për Gazeta Blic, teksa ka thënë se viktima ishte diagnostikuar me fruth para dy javësh.

Ndërkaq në lidhje me këtë, ministria e Shëndetësisë në një përgjigje elektronike për Gazeta Blic, kanë thënë se janë bërë kërkesa urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive.“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas takimit të ud. Drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me Ministrin e Shëndetësisë dhe me bordin drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.Ndonëse nuk janë bërë publike se çka konkretisht janë blerë për këtë klinikë, Gazeta Blic ka arritur të sigurojë llojet e barnave që është furnizuar të martën kjo Klinikë.Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:
1. Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë
2. Vancomycin 500mg = 800 copë
3. Amoxicilin 250mg sir = 50 copë
4. Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë
5. Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë
6. Sistema për Infuzion = 500 copë
7. Gjilpëra 21G = 5000 copë
8. Shiringa 50 ml = 100 copë
9. Ndërresa për fëmijë = 100 copëBarnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdoj.

SHPËRNDAJE