Pas vendimit të PZAP-së, minoritetet i qesin kushte të vështira Albin Kurtit

Koalicionit të ardhshëm qeverisës, Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndryshuar përbërja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas vendimit të PZAP-it për heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

Partia më e dëmtuar pas këtij vendimi po del të jetë LVV-ja e Albin Kurtit e cila do t’i ketë minus 3 deputetë, ndërsa LDK-ja -1. E, përfituese natyrisht se është Nisma dhe AKR-ja të cilat të jenë pjesë e legjislaturës me gjashtë deputetë.

Kësisoj, koalicioni të ardhshëm i është “ngushtuar” rrethi me vetëm 57 deputetë, nga 62 sa kishte gjithsej.

Mirëpo, vendimi i PZAP-së si duket ka nxitur reagime nga deputetët minoritar, respektivisht Partia Liberale Egjiptiane. Kryetari i këtij subjekti, Veton Berisha, në një prononcim për “Indeksonline” , ka treguar kushtet që kanë komuniteti i tyre.

Sipas tij, në mandat do të jenë dy deputet nga komuniteti Egjiptian. Andaj, Berisha thotë se kërkesa finale do të jetë që ata të kenë një ministri, në të kundërtën do t’i thonë “JO” Kurtit.

“Ne do të kërkojmë të na jepet një e drejtë e mohuar nga të gjitha qeveritë deri më tani. Asnjëherë deri tash komunitetit Egjiptian nuk ju është dhënë asnjë mundësi për të drejtuar ministri të caktuara.

Tani jemi duke u dakorduar edhe me deputet nga komunitetet tjera për të marr përkrahjen për drejtimin e një ministrie nga komuniteti Egjiptian”, është shprehur ai.

Më tej, Berisha theksoi se janë duke pritur nga mandatari që të reflektoj në realizimin e kësaj të drejte kushtetuese ku komunitetet jo-shumicë janë të barabarta në Kosovë.

“…në të kundërtën nuk do të kemi arsye të jemi pjesë e qeverisë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, LVV-ja do të t’i ketë 29 deputetë, LDK- 28, PDK-ja e Kadri Veselit do t’i hiqet një deputet dhe do të mbetet me 24 ulëse.

Ndërsa, AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 ulëse. Kurse Lista Srpska s’ka ndryshuar asgjë pasi në Kuvend do të përfaqësohet me 10 deputetë.

SHPËRNDAJE