Pasi kërcënoi Kosovën me luftë, tani Vulin shkon në Rusi të blejë helikopterë ushtarakë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se ai dhe homologu i tij rus, Sergei Shoigu, kanë biseduar për blerjen e armëve të reja nga Federata Ruse, përcjell Gazetametro.net.

Bëhet fjalë për 4 helikopterë ’’mi-17’’ dhe katër helikopterë ‘’mi-35’’luftarakë.

Vulin, po qëndron në një vizitë zyrtare atje, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Shtatë të Sigurisë Ndërkombëtarë të Moskës.

Ndërkohë Vulin, ka bërë kërcënime të hapura kohëve të fundit. Ai kërcënoi madje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell Gazetametro.net.

Vulin ka thënë se presidenti gjatë kohës së luftës “kishte ikur”, e tash nëse është nevoja do të “zvarritet para ushtrisë së Serbisë”.

Ky kërcënim erdhi pas deklaratave të Thaçit, i cili mohoi kërcënimin e Vuçiqit se ky i fundit kishte paralajmëruar dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

“Asnjë ushtarë nuk do t’i kthehej”, kishte thënë Thaçi .

SHPËRNDAJE