Pasi Kosova vendosi taksë 100% ndaj produkteve serbe, ky është veprimi konkret i Rusisë

Rusia përmes organizatave humanitare dhe joqeveritare po përpiqet që t’i ndihmojë serbët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës

Përmes organizatave humanitare dhe joqeveritare, Rusia ka filluar një fushatë për mbledhjen, blerjen dhe shpërndarjen e barnave për serbët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo nismë po bëhet për shkak të vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet serbe që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Siç shkruan “Tanjug”, ky mision ka ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe të gjitha organizatat joqeveritare që t’i bashkohen kësaj nisme për t’i ndihmuar serbët.Po ashtu, ky mision ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të mos pengohet për shpërndarjen e këtyre ndihmave.

Siç shkruan ky medium serb, ky mision humanitar rus në vazhdimësi ka marrë kërkesa për asistencë për banorët e Mitrovicës, që nga koha kur është vendosur taksa prej 100 për qind, ku siç thonë ata, iu është ndaluar edhe furnizimi me barnat esenciale që iu nevojiten banorëve.

“Kjo thjeshtë është një ndihmë humanitare dhe është një përgjigje ndaj situatës aktuale në të cilën gjenden banorët dhe nuk duhet të merret kjo që ne po e përdorim politikisht këtë”, ka thënë ky mision për “Tanjug”, transmeton më tutje lajmi.net.

Të bindur për domethënien humanitare të qasjes së barabartë për të ndihmuar duke kundërshtuar arsyet fetare, etnike dhe politike dhe simpatitë në sferën humanitare, ky misioni humanitar rus operon në rajonet e krizës në botë dhe realizon projekte konkrete si në Ballkan, Azinë Qendrore dhe Mesdheun Lindore në fushat e arsimit, mjekësisë dhe infrastrukturës, duke bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare humanitare.

Doktoresha Dinca Grujiçiq, sot në një konferencë për media tha se, situata e krijuar aktuale për serbët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës është shumë e vështirë dhe se sipas saj, kjo nuk ka të bëj aspak me politikën por me privimin e të drejtave elementare njerëzore.

“Situata është shumë e vështirë, spitalet, qendrat shëndetësore dhe barnatoret kanë mbetur pa ilaçe, sepse serbët, veçanërisht ata që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, e kanë të vështirë sepse pacientët nuk mund të vijnë në Serbi për t’u trajtuar.

Ftoj të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që t’i dalin në ndihmë këtyre njerëzve në këtë pjesë sepse situata është alarmante”, tha Grujiçiq, duke shtuar se ajo priste ndihmë nga Rusia si një mik i vërtetuar i Serbisë.

Ndryshe që nga nëntori kur Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, serbët kanë organizuar edhe protesta në pjesën veriore të Mitrovicës në kundërshtim të kësaj takse, por autoritetet kosovare vazhdojnë të këmbëngulin se kjo taksë do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

SHPËRNDAJE