Pasi sulmuan veturën e vajzës së tij, vjen reagim i ashpër nga Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për sulmin që i është bërë veturës së vajzës së tij, në Prishtinë, raporton Gazeta Alo.

Ai i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të japin shpjegime dhe të kapin keqbërësit.

Ladrovci ka thënë se nuk i di arsyet e këtij sulmi.

“Po sot është thyer vetura e vajzës sime. Arsyet nuk i di, por nuk besoj se ka të bëjë me vlerat Brenda veturës si shkas i thyerjes, thjeshtë asgjë nuk ka pasur për t’u vjedhur në veturë. Pres nga Policia e Kosovës të jap shpjegime për këtë çështje. Besoj se hetimet do të japin një përgjigje duke kapur keqbërësit.

Sot në orët e paraditës persona të panjohur kanë sulmuar veturën e vajzës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Vajza e tij derisa ishte duke shkuar në punë, ka gjetur veturën e thyer./ Gazeta Alo/.