Pasi Tayna tha “ka rënë nga fiku, ka nevojë me u ngrit”, Majk-u e injoroi në emision

Reperja Tayna e ftuar në “Shiko kush luan” të shtunën e parë duket se ka ndezur një debat me Majk. Ajo zgjodhi pikërisht këtë artist për pyetjen se cili prej këngëtarëve ka rënë nga fiku.

Po ashtu ajo tha se Majk është këngëtar i mirë, por ka nevojë të ngrihet dhe për këtë arsye e zgjodhi si një prej këngëtarëve që ka pasur më pak fat në 2019 dhe për këtë i ka uruar më shumë fat në 2020.

Fillimisht Majk nuk ka reaguar, madje edhe një postim pakëz tendencioz që dukej sikur i drejtohej Taynës e ka fshirë vetëm pak minuta pasi e ka postuar.

Por këtë herë i ftuar në “Shiko kush luan”, Majk e ka injoruar totalisht Taynën dhe i vënë përballë zgjedhjes mes saj dhe Bebe Rexhes ai ka zgjedhur direkt këtë të fundit pa u menduar fare.

SHPËRNDAJE