Pasoja të mëdha: Çfarë ndodhë nëse nuk miratohet buxheti

Pavarësisht se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë para vetës projekt-buxhetin e vitit 2020, ata kanë një zgjidhje për ta shtyrë më tej çështjen e buxhetit të vendit.

Deputetët mund të miratojnë një vendim që i lejon qeverisë në dorëheqje të shfrytëzojë një të 12’tën pjesë të buxhetit të vitit të shkuar edhe pas datës 1 mars. Këtë opsion e ka përmendur edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Vonesat e krijuara, tash e sa muaj për arritjen e një marrëveshjeje për kolaicionin qeverisës, ndikuan që vendi ende të mos ketë buxhetin e miratuar për këtë vit.

Pagesat për funksionimin e institucioneve publike nga janari i këtij viti po bëhen në bazë të ndarjes buxhetore të vitit të shkuar, meqë kështu e parasheh edhe legjislacioni në fuqi.

Por, funksionalizimi i legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës, bën që situata financiare në vend të mos përkeqësohet, pasi ka një mundësi të cilën e përmend eksperti i ekonomisë Naim Gashi.

“Mundësia e parë është që Kuvendi aktual të miratojë një vendim që i lejon qeverisë në dorëheqje që ta shfrytëzoj 1 të 12-ten e buxhetit të vitit 2019, edhe pas datës 1 mars.

Mundësia e dytë është që të shikohen mundësitë ligjore nëse qeveria në dorëheqje ka tëdrejtë që t’i propozojë Kuvendit një draft buxhet për vitin 2020 dhe të miratohet ai draft”, tha ai.

Këtë e sheh si mundësi edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, shkruan rtk.

“E kemi lënë të hapur mundësinë e 1/12 , ekziston një nen në ligjin për buxhetin që në rats të situatave të jashtëzakonshme, paralmenti, pra ky parlament mund të vendos për 1/12.

Parlamenti duhet të vendos edhe për muajin mars, duhet të thirret një seancë para përfundimit të muajit shkurt, në mënyrë që të vendos edhe për muajin mars që të autorizoj vazhdimin e buxhetit.

Por e njëjta praktikë mund të përdoret në fund të muajit mars – për të gjithë muajit tjerë që vijn pastaj, deri në formimin e qeverisë së re”, tha Haradinaj.

Pavarësisht kësaj, ekspertët e ekonomisë, thonë se mos-miratimi i buxhetit për vitin 2020, do të ketë pasoja në disa projekte, përfshirë edh ato kapitale.

SHPËRNDAJE