Patriarku i politizuar serb del edhe kundër vizitës së Papës në Serbi

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha se i përmbahet qëndrimit të tij të mëparshëm se nuk ishte koha që Papa Françesku të shkojë në Serbi, ndërsa ministri i jashtëm Ivica Daçiq beson se vizita e Papës do të sjellë përfitime.

Irinej tha për Blic-in serb se gjatë një takimi të fundit me Sekretaren e Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolinit  i cili ishte kishte vizituar Serbinë, nuk kishte përmendur shkuarjen e Papa Françeskut.