PDK kopjon idenë e reklamës nga AAK-ja (Video)

Janë partner për zgjedhjet e qershorit, por nuk e kanë problem ta kopjojnë njëri tjetrin kur është fjala të përvetësojnë aty këtu ndonjë mbështetje nga elektorati.

Kështu ka vepruar PDK-ja kur ka bërë spotin me të ri politik. Ideja është e njejtë me atw që në vitin 2014 ka bërë AAK-ja.

Derisa spoti i ri i PDK-së, duke shfaqur LDK-në si parti të lodhur, paraqet një veturë që nuk funksionon, AAK-ja në vitin 2014 e paraqiste të lodhur qeverinë e Kosovës përmes një autobusi të shkatërruar, shkruan Magazina.al

Edhe pjesa tjetër ku PDK-ja paraqet vetën si parti me shumë energji  është e ngjashme me spotin e AAK-së ku ky subjekt identifikon vetën si parti të fortë. Magazina.al

Për më shumë shikoni dy videot dhe bëjeni krahasimin:

SHPËRNDAJE