PDK kritikon qeverisjen komunale të Mitrovicës për nisjen e rrënimit të objektit 11 katësh

Dega e PDK-së në Mitrovicë përmes një konference për media e ka kritikuar qeverisjen komunale të Mitrovicës, veçanërisht për çështjen e nisjes së rrëninit të një objekti banesor 11 katësh.

Ja komunikata e plotë e PDK-së:

Para 1 Muaji Kryetari I Mitrovices Agim Biznisi ne menyre pompoze dhe shume dramatike morri inciativen per rrenimin e baneses 11 kateshe tek SHFMU Bedri Gjinaj, banese e cila u nis dhe u perfundua nen hunden e tij, gjate qeverisjes se tij dhe te cilen e lejoj vet te shkoj deri ne katin e 11-te. Ai permes nje drame mediatike dhe I shoqeruar nga tere kabineti dhe drejtoret e tij bene buje kinse me fillimin e rrenimit te baneses, se ciles ju rrenuan jo me shume se tri tulla dhe per te cilen dyshohet se eshte kerkuar haraq deri ne 10 mije euro.

Vendimit te kryetarit tashme I kane dalur kunder afer 50 familje te cilat kane dorezuar peticionin e nenshkruar ne Kuvendin Komunal dhe per te cilin peticion do diskutohet sot ne Asamblene Komunale.

Qytetaret, bleres te banesave ne kete objekt, nuk duhet te konsiderohen si fajtor dhe duhet te kompenzohen financiarisht nga autori kryesor I kesaj drame, pra nga kryetari Agim Biznisi, qytetaret nuk kane faj pse objekti I tyre eshte ndertuar ne mesin e qytetit deri ne katin e 11-te dhe dikujt tash po I bie ndermend se paska qene gabim, I cili gabim qytetareve bleres mund te jau kete marrur te gjitha kursimet jetesore.

Duke marre parasysh situaten e krijuar dhe poziten e keqe ne te cilen kane rene qytetaret per shkak te keqmenaxhimit dhe dallavereve te qeverisjes locale ne Mitrovice, Grupi Parlamentar I PDK-se ne Mitrovice kerkon kompenzimin e qytetareve dhe vazhdimin e procedurave ligjore siq e parasheh ligji ne te miren e qytetareve te Mitrovices, andaj ne kete pike vendosim te abstenojme duke lejuar ligjin te punoje dhe grupet e interesave dhe te perfitimeve te paligjshme te hetohen dhe te vihen para drejtesise.

Ceshtja e dyte eshte nje tjeter skandal I krijuar nga kjo qeverisje locale. Familja e Afrim Sadikut nga Trepca, nje veterani te UCK-se, vazhdon te vuaj me jetesen e tyre ne kushte ekstreme, pershkak te diskriminimit qe I eshte bere ne ndarjen e banesave sociale ne Kolloni te Trepces, per arsye partiake. PDK nuk do hesht per kete rast, por do e ngrit qeshtjen deri ne instancat me te larta shteterore.

PDK eshte kunder cdo diskriminimi ne qfardo baze politike apo shoqerore dhe eshte afer njerezve te cilet kane nevoj per perfaqesim.

SHPËRNDAJE