PDK mban zgjedhjet në Drenas, ja kush janë kandidatët

PDK po e zgjedh kryetarin e ri të degës sot në Drenas.

Ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Për të parin e kësaj dege tanimë zyrtarisht janë tre kandidat: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku.

Pos Bazajt, Hoxhës e Prenakut ishte paralajmëruar kandidatura edhe e Labinot Halilajt, i cili ka njoftuar se kurrë s’e ka vendosur interesin personal para atij të përgjithshëm.

Vlen të theksohet se zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve.

SHPËRNDAJE