PDK ndryshon sërish qëndrimin për taksën – Memli Krasniqi befason me deklaratën për ambasadorin O’Connell

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për qëndrimin e partisë së tij për taksën ndaj mallrave serbe.

Krasniqi tash ka thënë se partia e tij është kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, PDK tash e sa muaj ka kërkuar me çdo kusht heqjen e taksës ndaj mallrave serbe e atyre boshnjake, mirëpo në prag të zgjedhjeve ata kanë ndryshuar qëndrimin.

Në anën tjetër, Memli Krasniqi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka komentuar edhe deklaratën e sotme të ambasadorit britanik, ndaj ministres Dhurata Hoxha, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se është për keqardhje që një ambasador, në ditën e tij të fundit bën deklarata të tilla.

Memli Krasniqi ka thënë se kjo temë është irelevante. Sipas tij, ky ambasador (O’Connell) është një dhëndër i mirë i Kosovës, derisa ka kritikuar edhe zyrtarët për informim në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

SHPËRNDAJE