PDK “uzurpon” Ministrinë e Inovacionit

Perjuci – Zherka që asokohe kandidonte si pjesë e Partisë Demorkatike të Kosovës, kishte marrë rreth 1500 vota, duke dështuar në atë garë.Megjithatë, tash ajo është rehatuar në ministrinë e bashkëpartiakut Beqaj, si Drejtoreshë e Inovacionit.

Në një përgjigje për Gazetën inFokus, ministria ka thënë se Perjuci – Zherka i është nënshtruar procedurave të konkursit të jashtëm dhe më 15 shkurt 2019 ka nënshkruar aktemërimin.

Besim Beqaj rehaton edhe një të afërme të Sami LushtakutNjë tjetër person i afërt me politikën e që është emëruar si zyrtare për Buxhet dhe Financa në ministrinë e Inovacionit, është edhe Valentina Lushtaku.

Siç merr vesh Gazeta inFokus nga burime brenda ministrisë, Lushtaku është e afërt e kryetarit të PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, si dhe e afërme e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Hajriz Koci.

Megjithatë, sipas ministrisë së Inovacionit kjo afërsi e Valentina Lushtakut me politikën nuk ka ndikuar që ajo të zgjidhet në pozitën e zyrtares për Buxhet dhe Financa.

“Valentina Lushtaku më 21 prill e ka nënshkruar akt emërimin për pozitën Zyrtare për Buxhet dhe Financa 1, duke iu nënshkruar të gjitha procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil.

Ndërkaq, koeficienti i pagës së Valentina Lushtakut është 6”, thuhet në përgjigjen e dërguar për Gazetën inFokus nga zyra për informim në ministrinë e inovacionit.

E duke e llogaritur koeficientin e Lushtakut, del se ajo merr pagë mujore plot 1 mijë e 434 euro.

Gazeta inFokus ka nisur publikimin e disa shkrimeve ku si temë kryesore janë emërimet, avancimet e punësimet në ministrinë e Inovacionit të udhëhequr nga Besim Beqa. /Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE