PDK vendos: Do ta mbështes këtë parti në balotazh

Partia Demokratike e Kosovës, do ta mbështet kandidatin e AAK-së për kryetar të Gjakovës, kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burimet e veta.

“PDK do ta mbështet Adrian Gjinin për kryetar të Gjakovës”, thotë ky burim.

Gazeta Blic ka tentuar të kontaktoj me Adrian Gjinin, për të mësuar nëse ka marrë ndonjë mbështetje zyrtare nga PDK, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.
Komuna e Gjakovës do të shkojë në balotazh me këta kandidat: Adrian Gjini nga AAK, dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa.Adrian Gjini ka marrë 38.88% të votave, ndërsa Mimoza Kusari Lila 32.10% të votave.Kurse kandidati i PDK-së Ramadan Hoti është radhitur i katërti me 8.12% të votave.

SHPËRNDAJE